Keshillat Rajonale
(marre nga neni 26 i statutit te UMSH-se)
Keshillat Rajonale krijohen sipas ndarjes administrativo-territoriale ne baze Prefekture (qarku). Ne zona te veçanta Keshilli Kombetar ngre nje keshill nenrajonal (zonal) me ministrukture te specifikuar.
Keshilli Rajonal perbehet nga:
a- 5-7 anetare te zgjedhur nga Asamblea Rajonale me votim te fshehte mbi kandidatura alternative, sipas kritereve te parashikuara ne nenin 28. Keshilli Rajonal i Tiranes perbehat nga 7-9 anetare.
b- Drejtuesi mjekesor i shendetesise se çdo rrethi te rajonit, nje perfaqesues mjekesor nga sigurimet shoqerore te rajonit, nje nga dega e sigurimit te kujdesit shendetesor te rajonit dhe nje jurist nga organet vendore te drejtesise. Keta kane te drejte vote keshillimore;
c- Anetare te kooptuar nga vete keshilli per zevendesim levizjesh te mundeshme te anetareve te Keshillit Rajonal;
Per mbarevajtjen e Urdhrit ne permbushjen e misionit dhe funksioneve te tij , ne keshill mund te zgjidhen perfaqesues nga publiku, me te drejte vote keshillimore.
Keshilli Rajonal zgjedh Presidentin dhe Zevendesin i tij. Mandati i Presidentit eshte 6 vjet, me te drejten e nje rizgjedhje.
Keshilli Rajonal emeron dhe shkarkon Sekretarin e tij, i cili mund te jete mjek, jurist, sociolog ose ekonomist.
Per te permbushur funksionet e detyrat e tij Keshilli Rajonal:
1- Krijon dhe mban te azhornuar Regjistrin e Mjekeve si dhe pasqyron liçencimin dhe riliçencimin e mjekeve dhe stomatologeve ne juridiksionin e vet dhe te sherbimeve mjekesore private te vendit ose te huaja.
2- Siguron zbatimin e vendimeve dhe udhezimeve te Keshillit Kombetar dhe te detyrave te ngarkuara nga Presidenti.
3- Kryen veprimtarite per njohjen dhe ndergjegjesimin e bashkesise se mjekeve e stomatologeve te juridiksionit te vet me aktet normative, misionin, synimet, funksionet dhe detyrat e Urdherit.
4- Analizon periodikisht veprimtarite e Urdherit dhe organizmave te tij ne Rajon.
5- Zgjedh Komisionin Disiplinor ne baze te kritereve te posaçme, si dhe komisione dhe grupe te tjera pune.
6- Sensibilizon dhe informon publikun e juridiksionit per funksionin dhe kompetencat e Urdherit, me veprimtari te drejtperdrejta me kontigjente te publikut ose nepermjet mediave.
7- Perfaqeson dhe mbron interesat e perbashketa legjitime te profesioneve mjekesore dhe deklaron publikisht opinionet e tij per ngjarje e situata te veçanta mjekesore ne rajon.
8- Organizon punen ne juridiksion per mbledhjen e kuotizacioneve dhe te detyrimeve te tjera te anetareve.
9- Organizon bashkepunimin me organizma qeveritare dhe joqeveritare brenda rajonit, vendit dhe jashte tyre.
10- I propozon Keshillit ose Presidentit te Keshillit Kombetar per probleme e nisma qe i quan te domosdoshme per te rritur standardet e sherbimit ne rajonin e vet ose me gjere.
11- Merr pjese ne organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive studimore shkencore dhe kualifikuese te mjekeve dhe stomatologeve te rajonit dhe me gjere.
1
2- I propozon Keshillit ose Presidentit te Keshillit Kombetar per dekorime, vleresime, shperblime si dhe per ndihma ne raste fatkeqesish per anetaret e Urdherit ne juridiksion.
|