KODI I ETIKES
DHE
DEONTOLOGJISE MJEKESORE
KREU I PARE
PARIME KRYESORE
Neni 1 - Percaktimi
Deontologjia mjekėsore ėshtė njė bashkėsi principesh dhe rregullash qė mjeku( ) duhet t'i respektojė gjatė ushtrimit tė profesionit. Sjellja e mjekut, qoftė edhe jashtė kohės sė ushtrimit tė profesionit, duhet tė jetė shembullore nė pėrputhje me dinjitetin qė kėrkon ky profesion.
Mjekėt janė tė detyruar tė njohin principet dhe rregullat qė pėrmbahen nė kėtė Kod.
Neni 2 - Njohja e Urdhėrit tė Mjekėve
Mjeku duhet tė njohė Urdhėrin e Mjekėve si njė ent publik, i cili pėrfaqėson interesat e pėrbashkėta tė profesioneve mjekėsore dhe rregullon marrėdhėniet midis tyre nė funksion tė publikut.
Neni 3 - Njohja e Kodit Deontologjik dhe Betimi i Mjekut
Ēdo mjek kur regjistrohet nė Urdhėrin e Mjekėve duhet tė ketė njohuri tė plota tė Kodit Deontologjik dhe njėkohėsisht bėn betimin me gojė ose e jep me shkrim, duke u zotuar se do ta respektojė atė me pėrpikmėri.
Neni 4 - Detyrat dhe misioni i mjekut
Detyra themelore eshtė mbrojtja e jetės dhe e shėndetit fizik e psiqik tė njeriut dhe lehtėsimi i vuajtjeve. Nė misionin e tij human pėr mbrojtjen e shėndetit, zbulimin dhe mjekimin e sėmundjeve, mjeku bazohet nė shkencė dhe nė ndėrgjegjen e tij
Neni 5 - Ndihma mjekėsore
Mjeku duhet tė ofrojė ndihmė mjekėsore tė njėjtė pėr tė gjithė, pa dallim moshe, seksi, race, kombėsie, feje, pikėpamje politike, gjendje ekonomike, pozite shoqėrore etj, duke respektuar nė tė njėjtėn kohė tė drejtat e njeriut dhe dinjitetin e ēdo individi. Nė rast lufte apo katastrofash ai duhet tė angazhohet menjėherė pėr tė ofruar ndihmėn e tij, duke u vėnė nė dispozicion tė autoriteteve kompetente.
Neni 6 - Respektimi i traditės
Mjeku duhet tė bėjė gjithēka qė ka nė dorė pėr tė respektuar dhe mbrojtur traditat mė tė vyera tė profesionit mjekėsor, duke praktikuar vazhdimisht njė standard tė lartė profesional dhe njė sjellje etike tė pėrshtatshme ndaj tė sėmurit, familjarėve dhe ndaj ēdo personi tjetėr qė i kėrkon ndihmė.
Neni 7 - Kufizime tė aktivitetit profesional
Mjeku nė asnjė rast nuk duhet tė abuzojė me kushtet qė i krijon profesioni. Mjeku nuk duhet tė pėrdorė postin pėr qėllime pėrfitimi personal dhe profesional .
Neni 8 - Ndihma nė raste urgjente
Mjeku, pavarėsisht nga specialiteti qė ka, nuk duhet tė refuzojė pėr tė ndėrhyrė nė ēdo vend e rrethanė pėr tė dhėnė ndihmėn urgjente pėr ēdo njeri qė ka nevojė, duke kėrkuar dhe asistencėn e specializuar.
Neni 9 - Marrėdhėniet me kolegėt dhe personelin
Gjatė punės sė tij, mjeku duhet tė bėjė kujdes pėr tė ruajtur emrin e mirė tė profesionit mjekėsor dhe tė ketė marrėdhėnie korrekte me kolegėt dhe personelin tjetėr mjekėsor.
Neni 10 - Pėrdorimi i njohurive
Mjeku duhet tė pėrdorė njohuritė dhe aftėsitė e tij, duke u bazuar nė pavarėsinė profesionale, lirinė e veprimit dhe pėrgjegjshmėrinė personale.
Neni 11 - Detyrimet profesionale
Mjeku ka pėr detyrė azhornimin me tė rejat e shkencės, pjesėmarrjen nė aktivitete kualifikuese pėr ngritjen e tij profesionale. Ai duhet tė bėjė vlerėsimin e drejtė tė gjėndjes sė pacientit duke u bazuar nė anamnezė, shėnja klinike dhe ekzaminimet e duhura. Nė rast nevoje dhe kur ėshtė e mundshme, duhet tė konsultohet me specialistėt jashtė ose brenda specialitetit tė tij dhe tė zbatojė urdhėrat e konsultės.
Ai duhet tė ndihmojė publikun pėr tė kuptuar ēėshtjet shėndetėsore dhe tė kontribuojė nė edukimin dhe trajnimin e mjekėve tė tjerė.
KREU I DYTE
DETYRAT E MJEKUT NDAJ TE SEMURIT
Neni 12 - Marrėdhėniet me tė sėmurin
Mjeku duhet tė kujdeset pėr ruajtjen e mirėqėnies sė tė sėmurit dhe tė interesave
shendetėsore tė tij. Marrėdhėniet midis tyre duhet tė mbėshteten nė mirėbesimin e
ndėrsjelltė. Zgjedhja e lirė e mjekut dhe e institucionit tė mjekimit nga i sėmuri, pėrbėn
parimin themelor tė kėtyre marrėdhėnieve.
Neni 13 - Kompetenca profesionale
Mjeku duhet t'i garantojė tė sėmurit pėrkushtim dhe kompetencė profesionale. Ai
duhet tė pėrballojė problemet diagnostike e mjekuese, duke i dedikuar tė sėmurit kohėn e
nevojshme.
Ai duhet tė kryejė punėn e tij pa mangėsi profesionale dhe etike, pa abuzuar mbi
tė sėmurin nga ana fizike, emocionale ose materiale. Shkeljet nė kėtė drejtim, sipas
shkallės sė rėndėsisė dėnohen sipas dispozitave tė Ligjit Nr.6815 date 1.06.2000 dhe
Statutit te Urdhėrit tė Mjekėve.
Neni 14 - Miratimi i trajtimit nga i sėmuri
Mjeku duhet tė respektojė tė drejtėn e tė sėmurit qė, me vullnet tė lirė, tė pranojė
ose tė refuzojė trajtimin dhe llojin e ndihmės mjekėsore tė rekomanduar. Nė qoftė se i
sėmuri ėshtė i paaftė tė japė pėlqimin dhe pėrfaqėsuesi i tij nuk ėshtė i pranishėm, nė
situata mjekėsore urgjente, mjeku vepron nėn pėrgjėgjėsinė e tij nė tė mirėn mė tė
mundshme pėr tė sėmurin.
Neni 15 - Detyrat ndaj fėmijėve, pleqve dhe handikapatėve.
Nė ushtrimin e profesionit tė tij mjeku duhet tė angazhohet nė kujdesin pėr
fėmijėt, pleqtė dhe handikapatėt, sidomos kur vėren se ambjenti familjar ose jashtėfamiljar
ku jetojnė ata, nuk kujdesen nė mėnyrė tė mjaftueshme pėr shėndetin e tyre.
Mjeku qė thėrritet pėr tė trajtuar njė fėmijė ose tė mitur, duhet tė pėrpiqet tė marrė
pėlqimin e prindėrve, tė tė afėrmve apo tė pėrfaqėsuesve tė tij ligjorė. Bėhet pėrjashtim
kur rasti eshtė urgjent dhe mjeku nuk e ka tė mundur tė komunikojė me ta.
Nė rast dyshimi pėr abuzim ose keqtrajtim tė fėmijės, mjeku ėshtė i detyruar tė
lajmėrojė organet pėrkatėse tė njohura me ligj.
Neni 16 - Informimi i tė sėmurit
Mjeku duhet tė informojė tė sėmurin pėr ecurinė e ekzaminimeve dhe tė llojit tė
mjekimit, tė japė parashikime duke i bėrė tė ditur tė sėmurit tė mirat dhe tė kėqiat, pėr tė
marrė sė bashku vendimin mė tė drejtė tė trajtimit mė tė mirė.
Nė rast se i sėmuri ėshtė nėn moshė pėr tė gjykuar nė mėnyrė tė pavarur ose i
paaftė mendėrisht, mjeku ėshtė i detyruar tė marrė vendimin e familjes ose kujdestarit
dhe kur kjo ėshtė e pamundur, tė veprohet nėn pėrgjėgjėsinė e konsultės mjekėsore.
Neni 17 - E drejta e tė sėmurit tė informohet pėr rezultatet
I sėmuri ka tė drejtė tė dijė tė vėrtetėn mbi sėmundjen e tij dhe tė njihet me tė
gjitha rezultatet e analizave dhe dokumentat e tjera mjekėsore. Megjithatė, nėse mjeku e
gjykon qė kjo vėnie nė dijeni dėmton shėndetin e tė sėmurit, atėhere ai nuk ėshtė i
detyruar t'a informojė atė pėr tė vėrtetėn apo t'i tregojė dokumentacionin mjekėsor.
Neni 18 - Informimi i familjarėve
Eshtė detyrė morale e mjekut tė tregojė mirėkuptim dhe bashkėshqetėsim me
familjarėt e tė sėmurit dhe t'i mbajė ata nė dijeni pėr ecurinė e gjendjes sė tė sėmurit. Ky
bashkėpunim ėshtė nė tė mirėn e tė sėmurit.
Neni 19 - Proēedurat diagnostikuese e mjekuese.
Mjeku duhet tė propozojė dhe tė kryejė ndaj tė sėmurit, vetėm ato proēedura
diagnostike qė janė tė nevojshme pėr diagnozėn mė tė besueshme dhe vetėm atė mjekim
qė ėshtė nė pajtim me standarde tė provuara tė shkencės mjekėsore bashkėkohore.
Nė mjekimin e tė sėmurit, mjeku duhet tė jetė sa mė racional nė shpenzimet
ekonomike, nė pėrputhje me praktikėn e zakonshme mjekėsore.
Proēedurat ekzaminuese e mjekuese tė panevojshme janė tė palejueshme,
pavarėsisht se kush do t'i mbulojė shpenzimet e kurimit tė tė sėmurit.
Neni 20 - Mos pėrzierja nė ēėshtjet familjare
Mjeku nuk duhet tė pėrzihet me probleme personale ose familjare tė tė sėmurit
dhe as tė pėrpiqet pėr tė ndikuar tek ai, me pėrjashtim kur kjo kėrkohet nga lloji i trajtimit
mjekėsor.
Neni 21 - Ruajtja e sekretit
Tė dhėnat qė mjeku mėson gjatė kryerjes sė detyrės, konsiderohen si tė fshehta
mjekėsore. Me dėshirėn e tė sėmurit, mjeku ėshtė i detyruar tė mbajė tė fshehtėn edhe
ndaj familjarėve e personave tė tjerė, madje edhe pas vdekjes tė sėmurit, me pėrjashtim tė
rasteve kur ajo pėrbėn rrezik pėr shėndetin dhe jetėn e tė tjerėve.
Neni 22 - Zbulimi i sekretit
Mjeku ka tė drejtė tė zbulojė tė fshehtat mjekėsore tė tė sėmurit, nė rastet kur
fshehja e tyre rrezikon jetėn e tė sėmurit ose kur kėrkohet nga njė organ i njohur me ligj.
Kur mjeku i pėrdor tė dhėnat mjekėsore rreth njė tė sėmuri pėr t'i publikuar, ai
ėshtė i detyruar qė identiteti i tė sėmurit tė mos zbulohet.
Neni 23 - Pėrfitimi i tė drejtave
Mjeku duhet tė pėrpiqet qė i sėmuri i tij tė pėrfitojė tė gjitha tė drejtat shoqėrore
ose materiale qė i takojnė me ligj.
Ēdo abuzim, mashtrim ose fallsifikim i dokumentave mjekėsore dėnohet sipas
ligjit.
Neni 24 - Vazhdimėsia e mjekimit
Kur mjeku do tė mungojė pėr njė periudhė tė caktuar, ai ėshtė i detyruar tė
sigurojė vazhdimėsinė e trajtimit mjekėsor pėr tė sėmurin e tij, duke ia pėrcjellė atė njė
mjeku tjetėr.
Kur mjeku e gjykon se kushtet pėr njė trajtim siē duhet tė gjendjes sė tė sėmurit
dalin jashtė aftėsive dhe njohurive profesionale tė tij, atėherė duhet tė marrė masat qė i
sėmuri tė kalojė pėr kurim te njė mjek tjetėr, i aftė pėr tė marrė pėrsipėr kėtė trajtim.
Rekomandimi pėr kolegun ose pėr kolegėt duhet tė jetė i ndershėm, i justifikueshėm dhe i
dokumentuar.
Neni 25 - Ndėrrimi i mjekut kurues
SNė rast se i sėmuri, i mirėinformuar pėr sėmundjen dhe i aftė tė marrė vendime tė
pavarura, e humb besimin te mjeku, ky i fundit lejohet tė heqė dorė nga vazhdimi i
kurimit dhe tė rekomandojė trajtimin mjekėsor te njė mjek tjetėr ose institucion mjekėsor.
Ky veprim kryhet edhe nė rastet kur i sėmuri, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, sillet nė
mėnyrė tė pahijshme, bėhet brutal dhe kėrcėnues, me pėrjashtim kur pėr momentin
gjendja e tė sėmurit ėshtė rrezikuar nga sėmundja dhe mjeku ėshtė i detyruar ta ndihmojė.
Neni 26 - Ndihma mjekėsore pėr tė dėnuarit
Mjeku qė thirret ose qė punon pėr njė institucion ku tė pandehurit ose tė dėnuarit
vuajnė masėn e dėnimit, duhet jo vetėm tė ofrojė ndihmė mjekėsore, por edhe tė mbrojė
tė drejtat e dinjitetin e tė dėnuarit tė sėmurė dhe, nėse ai ėshtė dhunuar fizikisht ose
psikologjikisht, duhet tė vėrė nė dijeni organet e njohura me ligj.
Neni 27 - Mjekimi dhe ushqyerja e detyruar pėr tė dėnuarin
Mjekimi dhe ushqimi i detyruar lejohet vetėm nė rastet kur i dėnuari i sėmurė nuk
ėshtė ndėrgjegjėsisht i aftė tė vendosė vetė. Nė qoftė se njė i rritur, mendėrisht i
shėndoshė, refuzon ushqimin, kjo duhet respektuar nga mjeku.
Mjeku e ka tė ndaluar kategorikisht tė marrė pjesė nė dhunėn ose torturat kundėr
tė pandehurit.
Neni 28 - Dokumentimi i veprimeve
Tė gjitha veprimet diagnostikuese e mjekuese qė mjeku kryen ndaj tė sėmurit,
duhet tė pėrshkruhen (regjistrohen) nė dokumentat pėrkatėse mjekėsore ( kartelė klinike,
regjistri i vizitave, receta, epikriza, raporte etj.) qė janė akte zyrtare administrative,
ligjore e shkencore.
Ēdo abuzim, mashtrim ose fallsifikim i tyre ėshtė i dėnueshėm me ligj.
Neni 29 - Dhėnia e dokumentave mjekėsore
Mjeku me kėrksė tė tė sėmurit, familjarėve ose tė organeve tė njohura me ligj,
lėshon ose firmos ēertifikata, epikriza, vėrtetime e dokumenta tė tjera, vetėm kur ėshtė i
sigurt se ato janė tė vėrteta. Kėto dokumenta shkruhen nė gjuhėn shqipe, por sipas
nevojės edhe nė gjuhė tė huaj .
Neni 30 - Ankesat e tė sėmurėve
Nė qoftė se tė sėmurėt kanė ankesa lidhur me kujdesin apo mjekimin, atyre duhet
t'u jepet njė pėrgjigje e menjėhershme dhe e pėrshtatshme. Mjeku kurues ka pėrgjegjėsi
profesionale pėr tu marrė me ankesat nė mėnyrė konstruktive dhe tė ndershme. Nė rast se
gjatė mjekimit, pacienti ka pėsuar dėmtime serioze, pavarėsisht nga arsyeja, duhet t'i
shpjegohet plotėsisht se ēfarė ka ndodhur dhe mundėsisht t'i kėrkohet tė falur atij, ose,
kur ėshtė nėn 16 vjeē, familjarėve tė tij.
Neni 31 - Lehtėsimi i vuajtjeve tė tė sėmurit qė ėshtė duke vdekur
Lehtėsimi i vuajtjeve dhe dhimbjes ėshtė njė nga detyrat kryesore tė mjekut. Kjo
ėshtė venēanėrisht e rėndėsishme gjatė trajtimit tė njė sėmuri qė ėshtė duke vdekur.
Mjeku pavarėsisht nga mjekimi duhet tė pėrpiqet tė ofrojė pėrkujdesje shpirtėrore,
gjithmonė duke respektuar dėshirat dhe besimin fetar tė tė sėmurit. Nė tė njėjtėn kohė
mjeku duhet tė vėrė nė dijeni familjarėt dhe miqtė e tė sėmurit mbi gjendjen e tij dhe tė
pėrpiqet tė gjejė bashkėpunimin e tyre nė lehtėsimin e vuajtjeve tė tė sėmurit.
Neni 32 - Mos shpejtimi i vdekjes
Shpejtimi i pėrfundimit tė jetės apo provokimi i vdekjes ėshtė nė kundėrshtim me
etikėn mjekėsore. Nėse i sėmuri ėshtė pa vetėdije, pa shpresė pėr tė jetuar, mjeku duhet tė
veprojė sipas gjykimit tė tij personal pėr mė tė mirėn, nė pėrputhje me bindjen e tij
profesionale dhe morale.
Neni 33 - Vdekja e tė sėmurit
Kur vdes njė i sėmurė, mjeku kurues duhet t'iu shpjegojė familjarėve arsyet dhe
rrethanat e vdekjes. Ata duhet tė informohen me tė gjitha hollėsitė.
KREU I TRETE
MARREDHENIET MIDIS MJEKEVE, NDAJ PROFESIONIT DHE INSTITUCIONEVE
Neni 34 - Respekti reciprok
Marrėdheniet midis mjekėve duhet tė bazohen nė principet e respektit reciprok.
Mjeku duhet tė sillet ndaj kolegėve tė tij me ndershmėri, ashtu siē ai do tė dėshironte qė
ata tė silleshin ndaj tij. Mjeku nuk duhet tė pėrgojojė kolegėt e tij dhe tė bėjė qė pacienti
tė dyshojė pėr njohuritė dhe aftėsitė e tyre.
Neni 35 - Respekti ndaj mėsuesve
Mjeku duhet tė tregojė respekt dhe mirėsjellje ndaj mėsuesve tė tij pėr dijenite,
aftėsitė profesionale dhe mjeshtėrinė qė ka fituar nga ata.
Neni 36 - Solidariteti ndaj kolegėve
Nė qoftė se njė mjeku i kėrkohet njė kėshillė ose ndihmė profesionale nga njė
koleg, ai duhet tė jetė i gatshėm t'i japė ato me sinqeritet dhe nė pėrputhje me njohuritė
mė tė mira. Ai duhet tė jetė solidar me kolegė qė iu nėnshtrohen akuzave tė pa drejta.
Neni 37 -Qėndrimi ndaj sjelljes jo korrekte tė kolegėve.
Nė rast se mjeku vihet nė dijeni tė njė sjellje tė papėrgjegjshme tė kolegut, qė
mund tė ketė lidhje me ndonjė parregullsi etike ose mjekėsore, ai nuk duhet t'i diskutojė
ato me pacientin, me familjarėt ose kolegėt e tjerė, por t'i diskutojė me autoritetet
pėrkatėse tė Urdhėrit tė Mjekėve.
Neni 38 - Gabimet e bashkėpunėtorėve
Mjeku ėshtė i detyruar tė vėrė nė dukje gabimet qė mund tė bėhen nga
bashkėpunėtorėt ose personeli tjeter ndihmės, duke i trajtuar ato me takt, pa cėnuar
dinjitetin e asnjėrit dhe asnjėherė pėrpara tė sėmurit, familjarėve apo miqve tė tyre.
Neni 39 - Raportet me mjekun kurues
Mjeku mund tė marrė nė trajtim mjekėsor njė tė sėmurė nga njė mjek tjetėr, vetėm
me kėrkesė tė kėtij mjeku, ose kur kėrkohet nga vetė pacienti. Nė kėtė rast duhet tė
informojė mjekun kurues pėr rekomandimet diagnostikuese e kuruese dhe vlerėsimin
klinik qė ka bėrė.
Neni 40 - Rritja e aftėsive dhe autoritetit profesional
Pėr tė rritur autoritetin profesional ėshtė detyrė e mjekut qė vazhdimisht tė
studiojė dhe tė ndjekė zhvillimet mė tė reja tė profesionit tė tij, nė mėnyrė qė t'iu ofrojė te
sėmurėve njė trajtim mjekėsor tė shkallės mė tė lartė.
Neni 41 - Reputacioni profesional dhe figura morale
Mjeku duhet tė ruajė reputacionin dhe pavarėsinė profesionale dhe tė mos lejojė
qė emri i tij tė pėrdoret nė propagandėn tregėtare pėr fitime personale. Ai duhet tė
mėnjanojė fitimin e pamerituar dhe fryrjen e famės sė tij nga vetėmburrjet.
Mjeku duhet tė ruajė tė pastėr figurėn morale duke qėndruar larg aktiviteteve qė e
zhvleftėsojnė personalitetin e tij (alkooli, droga, veset e tjera tė papajtueshme me
moralin).
KREU I KATERT
QENDRIMI I MJEKUT NDAJ RIPRODHIMIT HUMAN, EKSPERIMENTEVE
KLINIKE E KERKIMEVE BIO-MJEKESORE DHE TRANSPLATIMEVE TE
INDEVE E ORGANEVE
Neni 42 - Informimi pėr ēėshtjet seksuale
Nė planifikimin familjar, mjeku kryesisht duhet tė mbrojė metodat edukative e
natyrale dhe pastaj pas kėsaj ato artificiale nė pėrputhje me njohuritė mjekėsore dhe
pikėpamjet morale. Ai ėshtė i detyruar tė vėrė nė dijeni bashkėshortėt lidhur me pasojat
dhe dėmin e preparateve kontraceptivė tė veēantė.
Neni 43 - Kujdesi pėr shėndetin seksual
Mjeku duhet tė kujdeset pėr shėndetin seksual tė tė sėmurit duke nėnkuptuar
pėrmisimin e jetės dhe marrėdhėnieve personale, kėshillimin dhe ndihmėn mjekėsore pėr
njė zhvillim tė shėndetshėm seksual, kujdesin pėr riprodhimin dhe pėr sėmundjet
seksualisht tė transmetueshme.
Neni 44 - Ndėrprerja e shtatėzanisė
Mjekut i ndalohet tė bėjė ndėrprerje tė shtatėzanisė dhe tė kryejė sterilizime,
perveē rasteve tė parashikuara me akte ligjore dhe indikimeve mjekėsore.
Neni 45 - Aplikimi i metodave tė riprodhimit tė ndihmuar
Nė trajtimin e pamundėsisė bashkėshortore pėr tė lindur fėmijė, mjeku duhet tė
dijė qė aplikimi i metodave tė riprodhimit tė ndihmuar, duke pėrfshirė edhe fertilizimin in
vitro, e bėn tė nevojshme tė kuptuarit e njohurive bazė tė kėtyre metodave nga tė dy
partnerėt. Eshtė detyrė e mjekut tė njihet me zhvillimet etike tė llojit e metodave nė
pėrputhje me konceptet e pranuara botėrisht dhe tė njohura me ligj.
Abuzimi me embrionet humane pėr qėllime kėrkimore ėshtė jo etik, i
papranueshėm dhe i dėnueshėm penalisht.
Neni 46 - Pjesėmarrja nė kėrkime shkencore
Mjeku qė merr pėrsipėr njė punė kėrkimore me qėllim parandalues, diagnostikues
dhe mjekues, duhet tė paraqesė planin e punės kėrkimore pėrpara njė komisioni pėrkatės
kompetent e tė pavarur, pėr tė vlerėsuar nė lidhje me pėrligjien shkencore dhe
pranueshmėrinė etike. Ai duhet me kujdes tė vėrė nė dijeni personat e pėrfshirė nė kėrkim
mbi objektin e punės kėrkimore, duke parashikuar tė mirat dhe dėmet e mundshme dhe
duhet tė kėrkojė pėlqimin e tyre. Nė qoftė se marrja e pėlqimit ėshtė e pamundur nga
gjendja e personit, kjo mund tė kėrkohet edhe nga tė afėrmit.
Personit tė pėrfshirė ne kėrkim duhet t'i bėhet e qartė e drejta qė ka ai pėr
mundėsinė e ndėrprerjes sė kėrkimit. Njė mjekim i krahasuar me placebo, mund tė
pėrdoret vetėm atėherė kur, sipas tė dhėnave shkencore, i sėmuri mund tė pėrfitojė dhe
efektet e dėmshme janė tė pėrjashtuara me siguri.
Neni 47 - Aplikimi i metodave tė reja
Aplikimi i metodave tė reja diagnostikuese, mjekuese dhe parandaluese, janė tė
lejuara vetėm pas miratimit tė projektit, shqyrtimit klinik nga njė komision i pavarur e
kompetent. Adoptimi, kryerja dhe nxitja e metodave tė pa vėrtetuara nė mėnyrė
shkencore, duke shkaktuar shpresa fallco te tė sėmurėt dhe familjarėt, pėrbėn njė dhunim
tė etikės mjekėsore.
Neni 48 - Raportimi i rezultateve
Rezultatet e arritura duhet tė raportohen nga mjeku kėrkues nė pėrputhje me
rregullat e raporteve shkencore gjatė njė mbledhjeje specialistėsh dhe vetėm mbasi tė jetė
marrė mendimi profesional, mund t'i bėhen tė njohura publikut tė gjerė.
Neni 49 - Kėrkimet pėr trashgiminė
Kėrkimet shkencore nė fushėn e shėndetit dhe tė trashėgimisė, duke pėrdorur
teknologjitė pėrkatėse nė materialet gjenetike tė qėnieve njerėzore, janė tė pranueshme
pėr qėllime diagnostike (diagnoza prenatale in vitro ose in utero tė sėmundjeve gjenetike,
pa dėmtuar embrionin ose nėnėn), pėr qėllime tė industrisė farmaceutike me interes klinik
(prodhimi i medikamenteve, hormoneve, vaksinave, etj), pėr qėllime shkencore nė
10
studimin e sekuencave tė ADN-sė nė gjenomat njerėzore pėr trajtimin e defekteve
kromozomike.
Neni 50 - Transplatimi i indeve dhe organeve nga tė vdekur
Nė rastin e vdekjes cerebrale, tė vėrtetuar profesionalisht nė mėnyrė tė sigurtė,
brenda kuadrit ligjor te ligjit Nr. 8193 datė 6.02.1997 "Mbi transplantin e organeve" ,
mjeku mund tė mbajė organe, pjesė trupi ose inde, tė cilat mund tė pėrdoren pėr kurimin
e tė sėmurėve tė tjerė. Nė kėtė procedurė nuk lejohet tė marrė pjesė mjeku qė pėrcakton
vdekjen cerebrale.
Neni 51 - Transplatimi i indeve dhe organeve nga tė gjallėt
Marrja e indeve ose organeve nga njė dhurues i gjallė, i rritur dhe mendėrisht i
aftė, kryhet vetėm atėherė kur ai jep pėlqimin nė mėnyrė tė lirshme dhe me shkrim, mbasi
mė parė t'i jenė bėrė tė ditura pasojat e mundshme. Eshtė e papranueshme marrja e njė
organi kur njė veprim i tillė rrezikon jetėn e dhuruesit.
KREU I PESTE
KUSHTET E USHTRIMIT TE PROFESIONIT
Neni 52 -Sigurimi i mjedisit tė punės
Nė ushtrimin e profesionit, mjeku duhet tė ketė njė mjedis tė pėrshtatshėm dhe
mjetet e nevojshme teknike.
Nė ushtrimin e profesionit privat, mjeku duhet tė ketė vetėm njė kabinet. Mbajtja
e njė tė dyti mund tė bėhet vetėm me autorizim tė Kėshillit Rajonal tė Urdhėrit tė
Mjekėve.
Neni 53 - Mos shfrytėzimi i funksioneve administrative
Mjeku qė kryen funksione administrative ose ėshtė i zgjedhur nė detyra publike, e
ka tė ndaluar tė shfrytėzojė postin pėr tė rritur numrin e klientelės dhe pėr pėrfitime tė
tjera.
Neni 54 - Pranimi i dhuratave dhe financimeve
Mjeku nuk duhet tė pranojė dhurata materiale apo borxhe nga kompani, firma apo
persona qė tregtojnė medikamente dhe materiale tė tjera. Pėrjashtohen financimet pėr
konferenca, seminare e kongrese, ku qėllimi ėshtė pėr kualifikim profesional.
Neni 55 - Atestimi
Nė fletė recetat dhe dokumentat qė lėshon, mjekut i lejohet tė shkruajė
- Emėr, mbiemėr, adresė, numėr telefoni dhe orėn e konsultave.
- Kualifikimin dhe specializimin.
- Titujt dhe funksionet e njohura nga Urdhėri i Mjekėve.
- Titujt honorifikė tė njohura nga Republika e Shqipėrisė.
Neni 56 - Pėrmbajtja e pllakės sė kabinetit
Nė tabelėn qė vendoset nė hyrje tė kabinetit, mjeku shkruan emrin, mbiemrin,
titujt e specializimet e njohura dhe orarin e konsultave.
Kur mjeku ėshtė titullar i njė diplome tė huaj, atėherė duhet tė specifikohet vendi
dhe Universiteti qė ka lėshuar diplomėn ose ēertifikatėn qė autorizon tė ushtrojė kėtė
profesion.
Neni 57 - Kontrata e punės
Ushtrimi i mjekėsisė nė ēdo formė, qoftė pranė njė institucioni privat ose publik,
bėhet me kontratė me shkrim, ku pėrcaktohen detyrimet pėrkatėse tė palėve. Ēdo projekt
kontrate i komunikohet Urdhėrit tė Mjekėve, i cili mund tė bėjė vėrejtje brenda njė muaji.
Neni 58 - Punėsimi i kolegėve
Mjekut qė ka hapur njė kabinet i lejohet tė punėsojė pėr llogari tė tij mjekė tė tjerė
sipas rregullave tė liēensimit.
Neni 59 - Honoraret
Pagesa e honorareve kryhet ose drejtpėrdrejtė nga i sėmuri, ose nga njė
administratė apo njė organizėm i caktuar. Mjeku duhet tė japė shpjegime mbi honoraret
ose koston e trajtimit. Ndalohet parapagimi i tė gjithė trajtimit qė mund tė shkojė nė disa
seanca. Kur pėr njė ekzaminim ose trajtim kontribojnė disa mjekė, honoraret duhet tė
jenė tė veēanta e personale.
Neni 60 - Bashkimi i mjekėve
Ēdo bashkim ose grupim mjekėsh duhet tė bėhet nė bazė tė njė kontrate tė
shkruar, qė respekton pavarėsinė e secilit.
Kontratat miratohen nga Kėshilli Rajonal i Urdhėrit tė Mjekėve.
Ēdo marrėveshje ose kontratė grupimi, me qėllim profesional midis mjekėve nga
njėra anė dhe punonjėsve tė tjerė si infermierė, kimistė, etj. i dėrgohet Kėshillit Rajonal tė
Urdhėrit tė Mjekėve, i cili duhet tė shqyrtohet nga Kėshilli Rajonal brenda njė muaji.
Neni 61 - E drejta pėr grevė
Mjeku ka tė drejtė kushtetuese pėr grevė. Por, mjeku, duke vepruar sipas shkencės
dhe ndėrgjegjes, ka pėr detyrė tė garantojė shėrbimin e ndihmės urgjente dhe tė
domosdoshme pėr tė sėmurėt.
KREU I GJASHTE
DISPOZITA PERFUNDIMTARE
Neni 62 - Respektimi i Kodit.
Eshtė detyrė e tė gjithė mjekėve, tė regjistruar nė Urdhėrin e Mjekėve, tė
respektojnė nenet e kėtij Kodi.
Neni 63 - Masat disiplinore
Mosnjohja e neneve tė kėtij Kodi nuk e pėrjashton mjekun nga pėrgjegjėsia qė
vjen nga moszbatimi i detyrave etike e deontologjike tė pėrshkruara nė kėtė Kod.
Masat disiplinore qė rrjedhin nga mozbatimi i kėtij Kodi pėrcaktohen sipas
rregullores pėr Komisionet Disiplinore tė Urdhėrit tė Mjekėve.
Neni 64 - Njoftimi i Urdhėrit tė Mjekėve pėr shkeljet
Anėtarėt e Urdhėrit tė Mjekėve kanė tė drejtė dhe detyrė tė njoftojnė organet
pėrkatėse tė Urdhėrit tė Mjekėve pėr tė gjitha shkeljet e kėtij Kodi.
Neni 65 - Shfuqizimi i Kodit tė vjetėr
Kodi Deontologjik i miratuar nga Ministria e Shėndetėsisė nė vitin 1994 dhe i
botuar nė vitin 1995 shfuqizohet.
Neni 66 - Hyrja nė fuqi
Ky kod hyn nė fuqi menjėherė.
PER KESHILLIN KOMBETAR TE U.M.SH.
PRESIDENTI
Dr. Din Abazaj d.v. |